Të integruar, por deportohen në mes të natës nga Gjermania

Familja Ajazaj u integrua më së miri në Berlin, por u deportuan pak para Krishtlindjeve. Të hënën, familja kishte takim me zyrën e emigracionit, por senatori i punëve të brendshme të landit nuk donte të priste më shumë.

Në tre të mëngjesit, forcat policore hynë në apartamentin e familjes, i zgjuan të gjithë nga gjumi dhe i detyruan të mblidhnin sendet e tyre me shpejtësi, për t’i dërguar më pas në aeroport. Komisioni përgjegjës kishte rekomanduar dhënien e një lejeje qëndrimi tre vjeçar për familjen.

Xhezo punonte si shtrues pllakash, ndërsa Artjola u trajnua për të qenë infermiere në një shtëpi të moshuarish. Ata kanë tre fëmijë; Klara, 8-vjeçe, Lejman 4 dhe Carolina, gjashtë muajshe. Ata ishin integruar me jetesën në Berlin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Senatori i depërtoi pasi “Shqipëria është një vend i sigurt origjine”. Ndërsa sipas autoriteteve, kjo nuk përbën pengesë nëse ata duan një jetë më të mirë në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?