Tiranë/ Dy persona presin damarët, zbulohen shkaqet e dhimbshme

Dy persona kanë tentuar që t’i japin fund jetës në Tiranë duke prerë damarët e dorës.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme të cilët janë shënuar mbrëmjen e së martës.

Një djalë i ri vetëm, 20 vjeç në gjendje të rëndë psikologjike ka prerë damarët e dorës, pasi i ati nuk e linte të hynte në banesë dhe të takonte të ëmën.

Swiss Digital Desktop Reklama

I. M., 40 vjeç, banues në Bathore, rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, në banesë, duke mos e lejuar të takojë nënën e tij dhe të qëndrojë në banesë, ka shtyrë në vetëvrasje, duke prerë damarët nga mërzia të birin F. M., 20 vjeç, banues në Bathore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas pretendimeve të 40-vjeçarit, i cili u arrestua nga policia, i biri ishte natyrë problematike dhe për këtë arsye kishte vendosur që ti jepte mësim.

Fatmirësisht pas mjekimit të marrë në Spitalin e Traumës, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar për në banesë.

Rasti i dytë ka ndodhur po mbrëmjen e djeshme, ku një burrë ka prerë damarët e dorës.

Rreth orës 19:30, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët, në gjendje të rëndë shëndetësore V. Sh., vjeç 52, banues në Babrru. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se 52-vjeçari kishte prerë damarët në banesën e tij, pasi vuan nga probleme mendore.

Lidhur me të dyja rastet materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?