Trafikonte vajza të mitura për prostitucion, kapet 41-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar 41-vjeçarin, Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dënuar me 5 vite dhe 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit Zatanzaro, për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm.

Aleksandër Hodaj ka qenë pjesë e një organizate kriminale nga Janari i vitit 2000 deri në Qershor 2005 në qytetet Corigliano, Calabro, Rossani dhe Spesano në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka rekrutuar vajza të mitura dhe më pas i ka trafikuar në Itali nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?