Treni del nga shinat në Ishëm

Një tren mallrash ka dalë nga shinat pranë Ishmit për herë të dytë në harkun e një muaji. Treni udhëtonte nga Mali i Zi në drejtim të Elbasanit dhe 13 vagonët e tij ishin të ngarkuar me skrap dhe gurë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 në afërsi të stacionit të Ishmit

Amortizimi i binarëve që mbajnë shinat, është shkaku i aksidentit, ashtu si edhe në rastin e ngjashëm të datës 28 nëntor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht në të dy rastet nuk pati persona të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç tregojnë edhe këto pamje filmike, binarët në këtë pjesë të hekurudhës janë plotësisht të amortizuar, pasi në to nuk është ndërhyrë që prej ndërtimit të linjës hekurudhore

Ndërkohë punonjës të hekurudhës prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje kanë nisur punën për të rikthyer në shina tre vagonët e trenit që doli nga binarët.

Aksidente të ngjashme janë të shpeshta pasi hekurdhura po kalon ditë të vështira ndërsa të thuajse të gjitha linjat janë amortizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?