Tropojë, vijojnë kërkimet për punëtorin që dyshohet të jetë mbytur në Valbonë
Ende nuk është gjetur trupi i pajetë i punëtorit që është mbytur në ujërat e lumit Valbonë në Tropojë.
Shtetasi Gentian Zalli, banor i fshatin Begaj të njësisë administrative të Tropojës së Vjetër, dyshohet të ketë rënë në lumë, pasi afër bregut u gjet jeleku i punës.
Kërkimet për të kanë nisur edhe këtë të diel. Byrri punonte si punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 12.50 të ditës së djeshme në fshatin Valbonë afër ish-turizmit të Valbonës.
Nga hetimet paraprake rezulton se 35 vjeçari banues në Tropojë, ka qenë duke punuar në breg të lumit Valbonë. Gjatë pushimit të drekës ai ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më.
/Ora News.tv/

