U ndalua në Malajzi për terrorizëm, Zaimi ka një mesazh
Ndalimi i teologut Klodian Zaimi në Malajzi nën dyshimin e terrorizimit, shkaktoi jo pak tensione. Gjatë një interviste për ”Ora News” nga Elbasani, Zaimi hedh dritë mbi akuzat si dhe ka një mesazh për këdo që sulmon myslimanët. Ai thotë se prezenca e tij në Elbasan, flet më shumë sesa lajmet që e përfshinin atë në grupet terroriste.
”Prezenca ime këtu është argumenti më i qartë për mediat që qoftë pa dashje, me keqdashje, me abuzime, keqinterpretime t’ju tregojmë atyre që nuk jemi të tillë. Islami në vet tekstet hyjnore e kundërshton ekstremizmin dhe terrorizmit. Kemi thënie të shumta profetike dhe një nga këto është; kujdes ekstremizmin se kush ka qenë përpara jush nga popujt që kanë jetuar janë shkatërruar vetëm për shkak të ekstremizmit”,-shprehet Zaimi.
Më tej ai ka shtuar se është ndjerë keq me lajmet abuzuese. E për terrorizmin ai ka thënë se është një fenomen global negativ që nuk prek vetëm fenë por edhe politikën, lijget dhe mënyrën si interpretohet.
”Prandaj ndihesh keq kur abuzohet me lajmet rreth teje, duke qenë tërësisht i distancuar nga mendime dhe ide të tilla, jo për shkak të kamerave por për shkak të asaj që ne besojmë. Mesazhi është shumë i qartë; sa më transparent, sa më korrekt, mos hapni panik, mos shqetësonin familjet dhe mos cenoni imazhet. Terrorizmi është fenomen global, jo normal, negativ, me rrjet. Terrorizmi mund të qëndrojë jo vetëm tek feja, por edhe tek politika, tek ligjet, si interpretohen. Unë jam jashtë Shqipërisë për vite me radhë. Por, me aq sa e njoh Cërrikun, është abuzuar me këtë vend”,-tha më tej Zaimi.

