“Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur”, flet nëna e 13 vjeçares që u përdhunua në Berat

Nëna e vajzës 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga një 49-vjeçar në Berat ka rrëfyer për detajet e dhimbshme kur vajza e saj i erdhi në shtëpi.

Sipas Rajmonda Gurit, Aliosha Emini 49 vjeç pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B. Guri ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjeçare A. G.

Ajo shprehet më tej se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit të arrestuar ditën e sotme. Dyshohet se Aliosha Emini ka probleme mendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur.

Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, është shprehur nëna e 13-vjeçares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?