Vasili: Nëse Rama e zgjedh vet kryeprokurorin, përmbysje me çdo mjet

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit. N

ë një reagim në Facebook, Vasili shprehet se nëse Edi Rama e zgjedh vetëm me votat e tij kryeprokurorit, atëherë “ndaj këtij banditizmi ka vetëm një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e mënyrë. Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!”,- shprehet Petrit Vasili.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri do qe te vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik. Ky kryeministri flet dhe thote: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.

Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.

Ku i ka kryeministri 84 vota?

Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon? Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.

Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.

Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre. Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?