VD/ Reshjet krijojnë probleme në rrugën Mamurras-Fushë Krujë

Mamurras-Moti i keq me reshje të dendura shiu, përveç përmbytjeve në disa zona, ka shkaktuar edhe problematika në aksin rrugor Mamurras-Fush Krujë.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Report Tv, mjetet janë bllokuar në nënkalimin e “Adriatikut” duke pritur normalizimin e situatës.

Dalja e përrenjve mbi rrugën nacionale ka sjellë edhe inerte që kanë bllokuar kalimin e lirë të automjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarë të shqetësuar kanë bërë apel që të ndërhyhet nga autoritetet për të shmangur përmbytjet e rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata shprehen se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?