VIDEO/ “Mbaje, mbaje atë Benz-in”, “shefi” jep urdhra në radio, kapet mat shoferi

Policia Rrugore e Tiranës në kuadër të aksionit për kontrollimin me radarë të rrugëve në zonat e banuara ka ndaluar një drejtues mjeti që ecte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Teksa monitoronin situatën në “Rrugën e Kavajës” ata kanë pikasur një makinë që lëvizte me shpejtësi tejet të lartë.

Bëhet fjalë për një drejtues me mjet tip “Benz” që ecte me 119 km/orë në një zonë të banuar ku lejohet shpejtësia me 40 km/orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka njoftuar kolegët për ndalimit e drejtuesit të mjetit, këta të fundit e kanë pezulluar lejen e drejtimit për 3 muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shoferi ka qenë me shpejtësi të madhe dhe është ndëshkuar mirë.

Ai është kapur nga radari dhe polici ka njoftuar me radio kolegët që të ndalojnë. “Mbaje atë Benz-in, mbaje, është me 119 km në orë brenda qendrës së banuar”- thotë ai.

“119 km/orë në qendër të banuar. S’ka koment për këtë.

Deri në 3 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit”-njofton policia.

ImageImage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?