VIDEO/ Përplasje e fortë, atë që nuk e keni parë. Ndoka i sulet deputetit socialist: Je ushtar i …

Çështja e Saimir Tahirit ka shkaktuar debate të forta dhe akuza të ndërsjella në studion e emisionit “360 Gradë” në Ora News midis deputetit socialist, Alket Hysenaj dhe deputetit opozitar Nard Ndoka.

Pjesë nga deklaratat:

Arjan Çani: Pse ikën prokurori, kur kanë dalë në përgjime

Swiss Digital Desktop Reklama

Alket Hyseni: Se ka fshehur prokurori por nuk e ka konsideruar fare, se nuk ka dalë në përgjime Saimir Tahiri me ata

Swiss Digital Mobile Reklama

Arjan Çani: Jo Saimiri, ata të dy

Alket Hyseni: Kanë dalë dy ordinerë

Arjan Çani: Unë nuk i quaj ordinerë

Nard Ndoka: Janë kushërinjt e ministrit

Alket Hyseni: Janë kushërinjt e 7-të Nardi, po ti nuk mban përgjegjësi për kushërinjt e parë

Nard Ndoka: Po mos i fyej pra

Alket Hyseni: I fyej se ata janë kriminelë për mua

Nard Ndoka: Nuk janë kriminelë ata, nuk janë me vendim gjykate. Mos e shaj Kryeministrin dhe ministrin

Alket Hyseni: Ju i doni ata sepse keni shpresën e vetme që të dilni nga zgërqi ku ju ka vendosur populli shqiptar me votë. Juve shpresoni një skandal të madh se ndryshe nuk dilni dot. Nuk keni asnjë alternativë dhe nuk lexoni rezultatin politik

Nard Ndoka: Çfarë rezultati? Ky është rezultat droge, a e kupton? Akuza është se paratë e drogës i keni futur në zgjedhje. Çfarë janë këto përralla që tregon

Alket Hyseni: Përrallat ti tregoj unë ty. Filloni hetimin për ish-Kryeministrin

Nard Ndoka: Këta kriminelët tuaj thanë paret ia japim Saimirit për zgjedhje. Zgjedhjet i keni blerë

Alket Hyseni: Ish-Kryeministri deklaroi se Lazaratin e kam lejuar…

Nard Ndoka: Nuk jeni mazhorancë e supervotuar. Jeni mazhorancë që e keni dhunuar popullin me blerjen e votës

Alket Hyseni: Ne kemi fituar historikisht edhe kur na keni vjedhur

Nard Ndoka: Jeni përfaqësuesit e klanit të drogës edhe e mbron me fanatizëm

Alket Hyseni: Nardi ti ke të drejtë se herë këtej e herë andej

Nard Ndoka: Se kam nderin tim unë që të jem kudo. Ti flet thjesht si avokat, një ushtar i rëndomtë i asaj partie që përfaqëson

Alket Hyseni: Unë jam ushtar i asaj partie por jam general i vetes sime.

Nard Ndoka: Fol në mënyrë politike

Alket Hyseni: Flas politikisht edhe juridikisht. Ti ke të drejtë se juridikisht nuk ia ke haberin, politikisht nuk orientohesh dot

Nard Ndoka: Mos më trego mua politikisht, se ti je për herë të parë në parlament e sdo të jesh më

Alket Hyseni: Për herë të parë sepse unë isha rezevuar të vija  nga një kallëp i caktuar aty. Mendova se po pastroja kur erdha aty dhe jam akoma pishman për ca kallëpe

Nard Ndoka: Ti je i akuzuar aty se ke përdorur paret për drogë, ke blerë votat me kushërinjte e ministrit dhe thotë jam votuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?