Vrasja e efektivit të FNSH-së, burg përjetë autorit

Burgim i përjetshëm është dënimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për David Qosen, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra.

Ngjarje kjo e ndodhur në Torovicë të Lezhës, në shtator të vitit të kaluar.

Mbrojtja e të pandehurit pretendoi se  Qosja vuan nga probleme mendore, por ekspertiza rrëzoi këtë pretendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pasi Qose kishte qëlluar me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët.

Në tentativë për arrestimin e Qoses, efektivi Kodra është qëlluar nga dy plumba të cilët i shkaktuan plagë të rënda në kokë. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa efektivët e tjerë të FNSH arritën të arrestojnë David Qosen pas pesë ore rezistencë të këtij të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?