Vrasja e ish-gjyqtares, 3 akuza për Fadil Kasemin, rrezikon burgim të përjetshëm

Prokuroria  e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjykatëses Fildese Hafizi duke dërguar në gjyq ish bashkshortin e saj Fadil Kasemi i cili është autori i vrasjes.

Pas mbërritjes së ekpertisës mjekoligjore se Kasemi është i aftë menderisht,  Prokuroria  ka ngritur 3 akuza mbi ish-bashkëshortin e gjyqtares i cili rrezikon burgim të përjetshëm.

Kasemi do të  përballet me akuzën “vrasje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim dhe mbajtje peng personi”.  Vetë i pandehuri  ndonëse e ka pranuar autorësine e vrasjes nuk ka dhenë shpjegime për shkaqet e ekzekutimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 31  gusht të këtij viti në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fildesë Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti  Fadil Kasemi me të cilin  kishtë më shumë se dy vjet që  ishte divorcuar.

Sipas akuzës  i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?