Zbardhet dëshmia e Tahirit para trupës gjykuese
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkoi trupit gjykatës prova të reja për vendimin e bllokimit të pashaportës. Sa i përket daljeve jashtë Shqipërisë me Orest Sotën, Tahiri i tha trupës gjykuese se nuk ka lëvizur me asnjë person me precedent penal dhe gjithçka ka qenë ligjore.
“Nuk kam në plan të largohem nga Shqipëria. Kam udhëtuar me makina të ndryshme dhe nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, mësohet të jetë shprehur Tahiri para togave të zeza, duke mos dhënë në fakt asnjë shpjegim për patentat e tij të skafeve që u gjetën në automjetin e Orest Sotës së bashku me 863 mijë Euro.
Duke u prenoncuar shkurtimisht për gazetarët jashtë godinës së Gjykatës, Tahiri tha se “do të flasë së shpejti”, por nuk ka bërë komente të tjera.
Avokati i tij Maksim Haxhia sulmoi Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë se është “kthyer në një notere për kërkesat e Prokurorisë”. Ai theksoi se nuk ka asnjë provë të re për këtë masë të vendosur nga Gjykata. Avokati Haxhia bëri me dije se do të apelojnë vendimimin për bllokimin e daljes jashtë vendit.

