Zbulohen 80 bomba, izolohet zona e Bënçës
Rreth 80 bomba që datojnë nga koha e Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i Bënçës, në afërsi të burgut të zonës ditën e sotme.
Forcat xheniere do të tentojnë asgjësimin e këtyre bombave të zbuluara për herë të parë, ditën e nesërme, ndërkohë që e gjithë zona është izoluar dhe po mbahet nën ruajtjen e Policisë së Shtetit e cila ka siguruar perimetrin në mënyrë që asnjë kalimtar apo automjet të mos rrezikohet nga këto objekte eksplozive tejet të paqëndrueshme.
Bombat duke qenë shumë-vjeçare ka gjasa dhe të jenë çaktivizuar, por ekziston edhe rreziku që ato të shpërthejnë në mënyra të pakontrollueshme.

