Zbulohet “foleja” e prostitutave në Durrës, si ranë në rrjetën e policisë dy tutoret (Detaje)
Policia e Durrësit ka mundur të finalizojë mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Rent” duke shkatërruar kështu një bazë prostitucioni dhe duke arrestuar dy tutorët.
Pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale specialistët e hetimit kundër trafiqeve kanë mundur të dokumentojnë ekzistencën e një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion dhe kanë arrestuar shtetasen Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës si dhe Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.
Po ashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit: G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.
Policia thotë se të gjithë rrjetin e drejtonte Shpresa Pisha, e cila kishte marrë me qira një lokal për ushtrimin e prostitucionit. Ajo ishte personi që ndërmjetësonte me klientët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
“Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
“Prostitucion” në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
“Prostitucion” në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.

