Home Sporti Akuzohet se k...

Akuzohet se ka dhunuar të dashurën, Brazili përjashton Antony nga kombëtarja

7
0

Sulmuesi i Brazilit, Antony është larguar nga skuadra kombëtare për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Bolivisë dhe Perusë pas akuzave për sulm ndaj ish-të dashurës së tij.

Vendimi u mor nga Federata Braziliane e Futbollit, pasi disa media braziliane publikuan akuzat nga ish-e dashura e Antony, Gabriela Cavallin, e cila deklaron se ai e ka sulmuar fizikisht.

Yll i Manchester United, Antony i ka mohuar të gjitha akuzat, teksa një hetim policor ka nisur për ngjarjen. United nuk ishte menjëherë i disponueshëm për të komentuar.

Trajneri i Brazilit, Fernando Diniz, ka thirrur sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus për të zëvendësuar Antony.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit