Home Sporti Alaba: Chelse...

Alaba: Chelsea nuk ka frikë, por ne synojmë kalimin në gjysmëfinale

43
0

Mbrojtësi i Realit të Madridit, David Alaba ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme kundër Chelsea në Champions.

“Nuk është një sekret që mund të luaj në disa role, jam fleksibël, por ndihem më komod në qendër. Dua që të vë në dispozicion cilësitë e mia për të ndihmuar skuadrën që të bëjë mirë në fushë. Kam luajtur në shumë role në karrierë.

Mjafton të shohësh historinë e klubit dhe ne e dimë. Na pëlqen të fitojmë dhe Reali është një klub special, më i madhi në botë. ky fakt na bën të punojmë më shumë çdo ditë.

Favoritë? Nuk ka kuptim të flasim për këtë, objektivi është shumë i qartë, të shkojmë në gjysmëfinale. Duke filluar nga nesër. Nuk mendoj që Chelsea ka frikë, por do të bëjmë më të mirën që ti vendosim në vështirësi”, tha Alaba.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit