Home Bota Alarmi dhe sk...

Alarmi dhe skandali në Angli, dhjetëra fëmijë azilkërkues rrëmbehen në hotelin e “Home Office”

255
0

Një alarm dhe skandal, ku dhjetëra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat në një hotel në Brighton të Britanisë së Madhe. Një person që punon për “Home Office” përshkruan fëmijë që rrëmbehen në rrugën jashtë hotelit dhe futen në makina.

“Fëmijët po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk po gjenden. Trafikantët i marrin ata nga rruga”, tha burimi, citon The Guardian. Home Office është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se fëmijët azilkërkues pa prindër ose kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar në hotelin “Sussex” në 18 muajt e fundit, me 136 të raportuar të zhdukur. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 79, ende nuk janë pagjetur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit