Home Aktualitet Albana Vokshi...

Albana Vokshi: Seanca të ndërpritet! Të hartojmë dhe miratojmë një rezolutë në mbështetje të gazetareve

18
0

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar ndërprerjen e seancës parlamentare dhe hartimin e miratimin e një rezolute në mbështetje të gazetareve.

Kërkesa e deputetes Vokshi vjen pas një incidenti të kryeministrit Edi Rama me gazetaren e Syri.Tv, Ambrozia Meta.

Ligjvënësja demokrate u shpreh se askush nuk duhet të ngrejë dorë ndaj gazetareve.

Albana Vokshi: Kam një ftesë për kryetaren e Kuvendit, do të ishte në dinjitetin e secilit prej nesh, t’i dalim në mbështetje një vajze, një gazetareje. Do të kërkoja që të gjitha gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritej seanca, të hartohej një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë, ta hartojmë dhe miratojmë po sot. Do ishte në dinjitetin e këtij Parlamenti.

Nëse dhunohen gratë dhe vajzat është prej faktit që këtu kemi nxitësin kryesor të dhunës. Nëse dhunohen gazetarë është prej fsktit që këtu kemi nxitësit kryesorë të dhunës. Ndaj zonja kryetare ju kërkoj të mblidhemi sot. të hartojmë dhe miratojmë një rezolutë në mbështetje të vajzave gazetare. Askush nuk duhet të ngrejë dorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit