Home Aktualitet Albina Gjergj...

Albina Gjergji: “T’KAM RRÊJTË”

111
0
Nga Albina Gjergji _ redaktoi Primo Shllaku
“T’KAM RRÊJTË”
Sa i përket mbramjes
së djeshme,
të rrejta kur t’lashë me kuptue
se atë poezi
e kisha bâ për ty…
Unë s’kisha bâ veç atë
poezi për ty,
por te tana çka kam
lexue
e krijue,
shkruejtë
e ruejtë
në cepat e
Morfologjisë
Fonetikës
Albanologjisë
Sintaksës
Linguistikës
Gramatikës
Leksikologjisë…
Çka thashë?
Letërsisë?
Ncuk…
Qysh në Hyrjen e Gjuhësisë…
Bash njat’herë
mbaj mend që
tanë poetët
u mblodhën
bashkë me vargëzue…
Domethanë… siç duhet
Për ty e për mue.
Pra,
unë të rrejta kur t’lashë me kuptue
se atë poezi mbramë
e kisha bâ për ty…
Unë s’kisha bâ
veç atë poezi për ty.
Por tana çka ke lexue
qysh se ke
e kam mësue me shkrue.
A e sheh sa shumë
vite paskemi bashkë ?
Qyshkurse nuk ishim njoftë
t’paskam e m’paske dashtë…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit