Home Aktualitet Aldo Bumçi: Y...

Aldo Bumçi: Yuri Kim s’mund t’i caktojë kryetarin PD-së

268
0

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi thotë se ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim nuk mund të caktojë se kush është kryetari i Partisë Demokratike. Qëndrimi vjen pas një takimi që Kim pati sot me Enkelejd Alibeajn, ku i’u drejtua me përcaktimin si kryetar i komanduar i PD.

”Nuk është problem që Yuri Kim takohet me Alibeajn, por është problem që e cilëson si të komanduar. T’i caktosh kryetarin opozitës nuk është aspak demokratike. Nuk ka opozita të emëruar, por është vullneti i lirë i qytetarëve që e vendos një gjë të tillë.

Çdo përpjekje tjetër është një mbështetje për Edi Ramën. Yuri Kim ka mbështetur edhe Rudina Hajdarin. Nëse do të krijosh përçarje në opozitës, përfituesi është vetëm Edi Rama”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit