Home Aktualitet Alibeaj kërke...

Alibeaj kërkesë që Burgu i Spaçit dhe Kampi i Tepelenës të shndërrohen në muze kombëtarë

27
0

Partia Demokratike së fundmi kanë depozituar një projektligj për shndërrimin në muze Kombëtar të Burgut të Spaçit dhe Kampit të Tepelenës.Me 27 firma të mbledhura nga deputetët demokratë, kërkohet që ky projektligj të miratohet në shërbim ndaj memories historike të Shqipërisë dhe në të atyre që e vuajtën terrorin e komunizmit.

“Memoria historike për një vend që për gati 50 vite u rrënua nga diktatura komuniste shtron si domosdoshmëri që e shkuara e hidhur jo vetëm të njihet nga brezat e rinj, por dhe të shndërrohet në kujtesë ndërgjegjësuese për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Partia Demokratike ka në gjenezën e saj atë pjesë të shoqërisë që gjatë viteve të komunizmit u vra, u syrgjynos, u burgos dhe u persekutua në burgjet e kampet më të egra të Europës. Këto 30 vite kanë qenë tregues i qartë se veç asaj që është bërë për të këtë shtresë ka ende shumë kontribute për të dhënë që nga e djeshmja e errët të nxirren mësime për të sotmen dhe të ardhmen.

Këtij qëllimi i shërben dhe projektligji i depozituar dje. Si shërbim ndaj memories historike të Shqipërisë dhe si një respekt ndaj mijra qytetarëve dhe pasardhësve të tyre që vuajtën terrorin e regjimit komunist”, thuhet në dokumentin e fimosur nga Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit