Home Aktualitet Alibeaj në Te...

Alibeaj në Tepelenë: Nuk vdes PD-ja, pasi është feja jonë e përbashkët!

301
0

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj vijon fushatën elektorale dhe ka prezantuar kandidatin për bashkinë Tepelenë, Sokol Guga. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj është shprehur se qytetarët i kanë mbështetur në 2021-shin, por jo mjaftueshëm aq sa për të rrëzuar qeverinë Rama. Alibeaj ka akuzuar kryedemokratin Sali Berisha teksa ka thënë se brenda PD-së ka pasur gjurmë korrupsioni që tanimë nuk ekzistojnë. Alibeaj ka theksuar se nuk vdes PD-ja dhe ka shtuar se është feja e përbashkët të cilës kanë për detyrim që t’i shërbejnë sot e për të ardhmen.

“Në 2021 morëm rezultatin më të mirë, por të pamjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Brenda nesh kemi pasur gjurmët e korrupsionit para 2013 që nuk arritën t’i spastronim si një detyrim i joni. Brenda nesh kemi pasur atë mentalitetin “me thonj kape pushtetin”. Kulti i individit vazhdonte të ishte. Në 2013 edhe pse tha se po iku, ai nuk iku asnjëherë por qëndroi aty.

Edhe ne kemi bashkëjetuar me të. Shqiptarët kërkojnë sinqeritet. Reflektimi duhet të fillojë nga vetja. Ne, PD-në duhet të bëjmë ndryshe dhe të fillosh nga vetja. Shqiptarët në 2021 na mbështetën, por jo mjaftueshëm sa për të rrëzuar regjimin. Mënyra e vetme është të jemi joshës dhe të mbledhim njerëz që nuk e duan këtë qeveri.

PD duhet të jetë dhe të kthehet si shpresa e njerëzve dhe të jemi të besueshëm për njerëzit. Nëse nuk e bëjmë dot, është vetëm faji ynë. Partia Demokratike ka fuqi të bëjë një spastrim brenda vetes. Berisha mori kazmën për t’i rënë PD-së sepse donte ta përdorte PD-në si bunker. Ne sfidën e kemi me qytetarët dhe që jemi të besueshëm, duhet të ju flasim me zemër të hapur, ne të ju tregojmë atyre se kemi një zgjidhje dhe një projekt për Tepelenën.

E vetmja spirancë e Perëndimit në Shqipëri është PD-ja. Nuk vdes PD-ja, nuk ka për ta marrë në varr Sali Berisha, është partia e kontibuteve, nuk ka kultin e individit, është feja jonë e përbashkët dhe kemi për detyrim që t’i shërbejmë sot e për të ardhmen”,-tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit