Home Aktualitet Alibeaj nga K...

Alibeaj nga Kavaja akuzon Berishën: E kishte më të lehtë një martesë me Metën! Jemi nën agresion

94
0

Nga Kavaja, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj në takimin me strukturën foli për Sali Berishën, duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hodhi akuza ndaj Berishës, duke thënë se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.

“Prej një viti e gjysmë pa shkak, jo për fajin tonë, jo për një interes publik Partia Demokratike, ju të gjithë jeni ndodhur në një agresion. Në agresion jemi ndodhur, sulm, linçim, verbal dhe fizik, financiar dhe juridik. Dhe e gjitha kjo është bërë për një arsye, për një hall personal të një individi. Të një individi, i cili kurrsesi edhe në aspektin njerëzor nuk do të duhej ta kishte kaluar hallin e vet personal tek kontribuesit, tek Partia Demokratike”, tha Alibeaj.

Alibeaj u ndal edhe tek koalicioni me Ilir Metën, për të cilin thotë se Berisha e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës, se sa të bashkëpunonte për demokratët. Alibeaj tha se Ilir Meta është ai që ka lënë në baltë demokratët dhe bëri koalicion me Edi Ramën.

”Është e papranueshme për Partinë Demokratike që të arrijë sot nga një pjesë që të merret për hallet personale, e të meret të shkojë tek një parti e majtë. Ku tek Ilir Meta! Ilir Meta nuk ishte ky që në 2013-ën qeveriste me Partinë Demokratike. Ishte ai I cili I la demokratët në baltë dhe shkoi bëri martesën e radhës me Edi Ramën. Ajo që vuajmë ne sot, prej 10 vitesh pothuajse, nuk është gjë tjetër veçse është një regjim I cili vjen sipas edukatës politike të ish-bllokut”, tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit