Home Aktualitet Alimehmeti tr...

Alimehmeti tregon ilaçin që parandalon vdekshmërinë nga Covid-19

674
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka publikuar një studim spanjoll në të cilin thuhet se ilaçi Tocilizumabi është i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë nga Covid-19. Ky ilaç jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg), te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.

Postimi i plotë:

Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të Covid-19. Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të Covid-19.

Rezultatet:

2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë; 2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar;

4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë; 2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve. Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.

Ulja e vdekshmërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore): 4.1% vdekshmëria te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab; 25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit; 25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit