Home Sporti Allegri: Asnj...

Allegri: Asnjë alarm, merkato e janarit nuk na zgjidh problemet

45
0

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Bolognës. Ai foli mbi gjendjen e skuadrës, duke konfirmuar edhe mungesën e Dybala-s.

“Dybala nuk do të jetë në dispozicion, Chiesa po bën shumë mirë ashtu si edhe Danilo. Chiellini vështirë se do të luajë nesër sepse ka disa probleme. Kulusevski nuk ka 90 minuta në këmbë sepse ka humbur peshë pas operacionit.

Ai u stërvit, por nuk i ka të plota minutat në këmbë, megjithatë do të jetë në stol. Dybala nuk ka asgjë, por me Malmon ishte i lodhur dhe në Venecia e njëjta gjë. Nuk ka asnjë rrezik mbi të gjitha sepse ai nuk është stërvitur me ekipin, do ta shohim me Cagliarin.

Jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë, në pjesën e dytë ata shënojnë shumë gola dhe prandaj do të thotë se janë në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Ata vijnë nga dy humbje, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Merkato? Klubi kujdeset për merkaton, por nuk është janari ai që ia zgjidh problemin skuadrës. Duhet të përmirësohemi, të jemi më cinikë përpara portës”, deklaroi Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit