Home Sporti Allegri: Inte...

Allegri: Interi është favorit për titullin, e kanë thënë vetë. Kean jashtë fushave për 3 javë

92
0

Juventus për të tretën javë radhazi do të zbresë në fushë të premten në mbrëmje, pas sukseseve ndaj Monzas dhe Napolit. Dueli i radhës është në trasfertën e Marassit, ku trajneri Allegri ka konfirmuar dhe mungesën e Moise Kean.

“Vendosëm të ndalim Kean në këtë periudhë të sezonit. Ai prej kohësh po luan me një problem në tibia, ndaj dhe do të qëndrojë pushim 3-4 javë. Ai ka qenë i aftë të stërvitej duke shtrënguar dhëmbët për të ndihmuar ekipin, por erdhi momenti për ta rikuperuar 100%. Për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës të gjithë janë në dispozicion me përjashtim te De Sciglio, që do të rikthehet vitin tjetër. Kanë rikuperuar nga problemet e tyre fizike si Rabiot ashtu dhe Weah, që janë gati dhe do të luajnë”, u shpreh Allegri.

Më pas ai ka folur dhe për rivalitetin me Interin për titullin kampion: “Në fillim të verës mendoj se do të ishte e vështirë të imagjinohej një renditje si kjo. E nisëm me vetëdijen e limiteve tona, u bëmë një ekip, por ende nuk mjafton. Duhet të mbajmë këmbët në tokë, të ruajmë ekuilibrat, sepse një rezultat negativ mund të na ndryshojë vizionet e së ardhmes.

Duhet të mendojmë para së gjithash për Genoan, e cila do të jetë një pengesë e rëndësishme. Do të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë, por objektivi ynë mbetet ai për t’u renditur në katër vendet e para. Ata janë favoritët, janë ndërtuar për të fituar kampionatin. E ka thënë dhe presidenti Zhang në darkën e Krishtlindjeve”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit