Home Sporti Allegri: Janë...

Allegri: Janë dhe 27 pikë në lojë, Sassulo teknikisht e fortë

26
0

Juventusi do të udhëtojnë nesër në një transfertë delikate ndaj Sassuolos. Trajneri i bardhezinjve, Allegri ka folur për mediat në prag të sfidës.

“Ata janë teknikisht të fortë dhe në gjendje të mirë. Sassuolo humbi një ndeshje të pashpjegueshme kundër Veronës, por ky është futbolli. Ne duhet të përpiqemi t’i rikthehemi fitoreve pas humbjes ndaj Lazios. Kemi edhe 27 pikë në dispozicion për të marrë në nëntë ndeshje të mbetura.

Moise Kean nuk do të jetë i disponueshëm, ai është ankuar për një problem në gju. Nëse Szczesny është i qetë dhe mirë, mund të vijë me ne dhe do të jetë në stol. Që kur ai ka qenë te Juventusi, ka bërë një progres dhe një përmirësim të rëndësishëm.”

Paredes është mirë fizikisht dhe gati për të luajtur, Pogba ende jo. Paul nuk i ka ende 90 minuta në këmbë, shpresojmë që së shpejti të bëhet i rëndësishëm për ne. Vlahovic është në gjendje të mirë, më duhet të vlerësoj Di Marian sepse ka luajtur dy ndeshje radhazi”, tha Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit