Home Sporti Allegri: Nëse...

Allegri: Nëse shohim renditjen, ndaj Salernitanës do të jetë një ndeshje direkte

69
0

Pas fitores përballë Lazios në Kupën e Italisë, Juventusi udhëton drejt Salernos për të kërkuar rikthimin te fioret në kampionat ndaj Salernitanës. Trajneri Massimiliano Allegri e sheh si një përballje direkte për mbijetesë duke parë situatën e pikëve.

“Nëse sheh renditjen, sfida kundër Salernitanës është një përballje direkte. Do të jetë një ndeshje e komplikuar në një ambient të vështirë dhe do të jetë e rëndësishme që të kemi qëndrimin dhe sjelljen e duhur. Ne duhet të arrijmë sa më shpejt 40 pikë, aq sa mjaftojnë për të siguruar mbijetesën.

Më vjen për të qeshur, por e tillë është situata. Objektivi i parë është që të kapin atë që qëndron para nesh në renditje. Bonucci, Pogba dhe Paredes nuk janë të gatshëm për këtë takim”, tha Allegri për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit