Home Sporti Allegri nuk f...

Allegri nuk fshihet për titullin: Po punojmë për të bërë të pamundurën, të mundur!

22
0

Juventus fitoi në transfertë ndaj Lecces me shifrat 3-0, duke u ngjitur momentalisht në krye me 52 pikë, një më shumë se Interi.  Pas sfidës me Leccen, trajneri Massimiliano Allegri theksoi se është shumë e rëndësishme që në përballjen direkte me zikaltërit më datë katër shkurt, të shkojnë në Milano si kryesues.

“Asgjë nuk është e pamundur. Nëse ke këtë mentalitet, atëherë mund të arrish edhe objektiva përtej mundësive. Çdo ambicie është e vlefshme. Ndaj Lecces pati një moment ku e ulëm përqendrimin dhe rrezikuam, por djemtë u treguan të zotë për t’u rikthyer në ndeshje dhe më pas për ta mbyllur me sukses atë. Jemi stërvitur për të fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, po rritemi fizikisht.

E them shpesh se në futboll nuk ka asgjë të pamundur, ne do të bëjmë maksimumin, pastaj nëse të tjerët renditen para nesh do t’i urojmë. Për ne është shumë e rëndësishme që në ndeshjen ndaj Interit në San Siro të shkojmë si kryesues. Mbi të gjitha tani kemi distancë edhe me vendin e pestë”, u shpreh Allegri.

Livornezi në ndeshjen ndaj Lecces, festoi fitoren e 300 në karrierën e tij si trajner në Serie A, ndërsa falenderoi të gjithë lojtarët që ka stërvitur përgjatë këtyre viteve.

“Jam shumë i lumtur për këtë arritje, i falënderoj të gjithë lojtarët që kam pasur në dispozicion nga fillimi deri në këtë moment. Ndjehem me fat sepse kam pasur në dispozicion lojtarë të jashtëzakonshëm”, tha Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit