Home Sporti Allegri pas e...

Allegri pas eliminimit: Humbje që duhet pranuar, ishim naivë!

46
0

Juventus për të tretin sezon radhazi eliminohet që në fazën e 1/8-ve në Champions League. Bardhezinjtë u mposhtën 0-3 nga Villarreali, ndërkohë që trajneri Allegri pas ndeshjes e prani se këto janë limitet e ekipit të tij dhe se episodet vendosën duelin..

“Për 75 minuta skuadra luajti mirë dhe në pjesën e dytë Villareali vetëm priti dhe më pas zhbllokuan ndeshjen pas një episodi. E pranojmë këtë humbje, që dhemb, por nuk mund të kritikoj djemtë për asgjë.

I Nëse shikohet realiteti mund të flitet … Nëse dikujt i pëlqen të ëndërrojë ose nuk është i ndershëm në gjykim atëherë le të flasin të tjerët. Përgëzoj Unai Emery që zhvilloi një nga ato ndeshjet e tij.

Duhet të pranojmë se ndonjëherë episodet janë kundër teje. Nuk dua të bëj polemika. U munduam të ndryshojmë diçka në pjesën e dytë, por Villarreal mendoi vetëm të mbrohej.

Kishim shanset tona, edhe pse ata synonin që ndeshja të shkonte në shtesë. U treguam naivë në episodin e penalltisë, më pas humbëm distancat në fushë dhe nuk arritëm që të rifuteshim në lojë”, tha Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit