Home Sporti Allegri: Syno...

Allegri: Synojmë vendin e Lazios në renditje, Di Maria rikthehet

46
0

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka folur së fundmi për qëllimin e tyre. Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes me Lecce-n, tekniku theksoi se qëllimi i tyre tashmë është që të marrin vendin e Lazios në renditje.

“Kemi 2 objektiva për të arritur që janë Europa League dhe një vend mes 4 të parave në kampionat. Po punojmë që të kthehemi të luftojmë në kampionat deri në fund, këtë vit nuk ia dolëm sepse ka qenë një vit i pasur me ngjarje brenda dhe jashtë fushës. Tani fillon një mini-kampionat për ne dhe objektivi është të arrijmë Lazion.

Di Maria? Dhimbja i kaloi. Është i gatshëm dhe do të jetë pjesë e lojës, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Alex Sandro do të qëndrojë pushim në këtë takim, me shumë mundësi edhe Rabiot”, tha Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit