Home Aktualitet ”Alma K...

”Alma Kaçi si Dritan Prifti”, gazetari Hoxha: Siguruan prova që drejtësia s’i merrte dot

84
0

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha i ftuar në ”Euronews Albania”, komentoi edhe video-skandalin e ish-kryetarit të Kukësit Safet Gjici.

Ai tha se më në fund SPAK ka pajisjen origjinale me të cilën është bërë video dhe shtoi se personi që e ka bërë videon, ndonëse nuk e ka pasur për qëllim, i ka dhënë drejtësisë një provë që nuk do e kishte siguruar dot vetë.

“SPAK mesa di unë e ka kapur pajisjen origjinale më të cilin është bërë filmimi. Unë e kam thënë që në fillim që nuk kisha pajisje origjinale, kisha vetëm videon, se unë nuk bëj dot kamera të fshehta. Në këtë rast ata që kanë bërë këtë video, Alma vetë, apo edhe ata që e kanë nxitur Almën, na kanë dhënë një provë, që ne nuk kishim si ta merrnim vesh. Si do e merrnim veshë ne se ç’ishte mafia italiane nëse bosi Tomaso Busheta nuk rrëfehej. Si do e merrnim veshë ne se ç’po ndodhte në nivelin e lartë politik të Shqipërisë nëse i ndjeri Dritan Prifti nuk filmonte?”,-tha Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit