Home Aktualitet Altin Dumani:...

Altin Dumani: Nuk kam ndjerë presion nga politika. Kushdo do të bëjë punën e tij

264
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u është përgjigjur akuzave mbi ndikimin e politikës në institucionin që ai drejton.

Nga Kominisioni i Ligjeve ku po raporton mbi veprimtarinë e SPAK, i pyetur nga Dhurata Çupi, Dumani shprehet se nuk ka ndjerë asnjëherë presion nga politika dhe as nga akuzat e opozitës, për të cilët shprehet se “kushdo do të bëjë punë e vet”.

Kemi një kornizë kushtetuese dhe ligjore që na garanton pavarësi të plotë nga politika. De fakto, ju garantoj se çdo prokuror mund të ushtrojë funksionet e tij i pavarur. Unë në punën time as e kam ndjerë dhe as e ndjej presionin që mund të bëhet nga politika.

Patjetër që politika ka punën e vet, do na sulmojë, por rëndësi ka të mos ndikohemi në vendimmarrje. Këtë jua garantoj, çdo prokuror është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij”, tha Dumani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit