Home Aktualitet Ambasada e SH...

Ambasada e SHBA publikon videon. Një nga anijet më të shpejta të Marinës amerikane ndalon në Portin e Durrësit

646
0

Në ditën e Marinës, Ambasada e SHBA ka publikuar një video, ku shfaqet anija “Trenton”, duke ndaluar në Portin e Durrësit.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se kjo anije është një ndër më të shpejtat e Marinës së SHBA dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014.

Sot, në Ditën e Marinës, përshëndesim të gjithë personelin ushtarak që kanë shërbyer, në të kaluarën dhe në të tashmen në Marinën e Shteteve të Bashkuara, marinën më të madhe dhe më të fuqishme në botë. Ne duam ta festojmë këtë ditë me këto pamje të xhiruara gjatë ndalesës së anijes Trenton të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Portin e Durrësit javën e kaluar. USNS Trenton është një nga anijet transportuese më të shpejta të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014. Shihni këto pamje dhe Gëzuar Ditën e Marinës për të gjithë burrat dhe gratë që shërbejnë në këtë forcë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe kudo në botë!”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0