Home Kosova Ambasadori gj...

Ambasadori gjerman kritikon Listën Serbe: Nuk reaguan për rastin e Rada Trajkoviç

56
0

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka kritikuar Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve në Kosovë – për mosreagim ndaj trajtimit që i është bërë Rada Trajkoviçit.

“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Rrajkoviç. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, ka pyetur ambasadori Rohde.

Trajkoviç, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, javën e kaluar u pengua për disa orë nga autoritetet kufitare serbe.

Të premten, gjatë rrugës nga Kosova për në Serbi, Trajkoviç qëndroi për disa orë në pikën kufitare të Merdarës.

Më pas asaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua me autoambulancë në Prokuple të Serbisë. Një ditë më vonë, ajo u lirua nga spitali.

Lista Serbe ka kritikuar emërimin e Rashiçit në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, postë që më herët mbahej nga kreu i kësaj partie, Goran Rakiq.

Por, Rakiç dhe zyrtarë të tjerë serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në muajin nëntor, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Rashiq, që udhëheq Partinë Demokratike Progresive, me seli në Graçanicë, kundërshton politikat e Listës Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit.

Emërimi i Rashiqit dhe Trajkoviqit është kritikuar nga Beogradi zyrtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit