Home Aktualitet Ambasadorja Y...

Ambasadorja Yuri Kim: Pushtimi rus, kërcënim ndërkombëtar

72
0

Pjesë e tryezës së thirrur nga ministrja e Europës dhe punëve të Jashtme Olta Xhaçka për luftën ruse në Ukrainë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha jemi përballë një kërcënimi të sistemit ndërkombëtar.

Po ashtu Kim shprehu vlerësimin e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës, shpreh vlerësimin për të gjithë ju, për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj.

“Ju shpreh vlerësimin e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse jona për çështjen e Ukrainës, shpreh vlerësimin për të gjithë ju, për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj. Dhe përsëri e kuptojmë se bashkëpunimi dhe kontributi juaj, duke përfshirë edhe ndihmën humanitare apo ndihmën në fushën e mbrojtjes apo sanksionet nuk janë pa kosto. Por besoj se të gjithë jemi në një mendje se ia vlen”, tha ajo.

Në fund, ambasadorja tha nënvizojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në këto momente të kësaj sfide historike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit