Home Bota ”Amnest...

”Amnesty International” kërkon nga Kazakistani që të lirojë të arrestuarit gjatë protestave

44
0

Organizata ”Amnesty International”, ka kërkuar nga autoritetet e Kazakistanit që të lirojnë gazetarët dhe aktivistët e arrestuar gjatë protestave të javës së kaluar në mbarë vendin, që u shndërruan në dhunë në qytetin Almati.

”Amnesty International”, tha se personat që nuk kanë kryer krime të njohura ndërkombëtarisht, por janë arrestuar në mënyrë arbitrare për shkeljen e një ligji kundërthënës kazak për tubimet publike, duhet që po ashtu të lirohen menjëherë.

Zyrtarët në Kazakistan kanë thënë se pothuajse 10,000 persona janë arrestuar në mbarë vendin, në protestat që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve. Numri i saktë i protestuesve të vrarë vazhdon të jetë i panjohur, edhe pse autoritetet kazake kanë thënë se të paktën 18 zyrtarë të sigurisë janë vrarë gjatë protestave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit