Home Sporti Analiza e “kl...

Analiza e “klasikes” Vllaznia-Tirana, ja statistikat e derbit të Shqipërisë

54
0
Ndeshja e futbollit Tirana-Vllaznia, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Air Albania ne Tirane. /r/n/r/nFootball match, Tirana-Vllaznia, 0-0, valid for the Albanian Super League played at the stadium, Air Albania in Tirana.

Dueli klasik mes Vllaznisë dhe Tiranës ose siç quhet ndryshe derbi i Shqipërisë, ka gjithmonë diçka ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ndonëse pikët që ndajnë dy skuadrat në klasifikim janë në fakt shumë në këtë pjesë të kampionatit, ndeshja do të jetë ndër më të paparashikueshmet e sezonit aktual. Kjo sepse përballen me njëra-tjetrën dy skuadra që përtej rezultateve të marra kanë arritur të dhurojnë performanca shumë të mira ekipore në këtë kampionat.

Vllaznia, për shembull, është e dyta në goditjet e realizuar gjatë kampionatit pas Partizanit, me 21 tentativa më shumë drejt portës se sa Tirana, e cila ka katër goditje më pak se Laçi në këtë renditje të veçantë. I njëti çift, Partizani i pari dhe Vllaznia e dyta kryesojnë renditjen  është për krosimet, driblimet dhe prekjet e topit në zonën e rreptësisë. Kjo shpjegon qartë faktin se si puna ekipore e Vllaznisë po funksionon shumë mirë në fazën sulmuese, ndërsa për Tiranën kanë shumë peshë në këtë moment paraqitjet mjaft të mira individuale të lojtarëve.

Tirana është e pesta në renditjen e driblimeve dhe prekjeve të topit në zonën kundërshtare, ndërsa pozicionohet e fundit për krosimet e bëra në këtë sezon. A është ky një paradoks? Jo. Numrat e krosimeve janë një fakt që pasqyron mënyrën që ka zgjedhur ekipi për të luajtur: Tirana kërkon më shumë vertikalizime qendrore për të sulmuar (edhe për shkak të karakteristikave të Seferit dhe Xhixhës) krahasuar me të gjitha skuadrat e tjera.

Nëse të dyja skuadrat kanë statistika të bollshme për t’u marrë në konsideratë në fazën sulmuese, faza e mbrojtjes nuk është më pak. Tirana është skuadra që ka pësuar më pak goditje në portë në këtë kampionat, një më pak se Vllaznia. Tirana është gjithashtu e para për bllokimin e goditjeve të kundërshtarëve: kundërshtarëve u jepen jo vetëm pak raste për goditje, por shpesh herë goditjet devijohen apo vijnë pas përplasjeve në duele mbrojtëse. Ajo që plotëson avantazhin e Tiranës ndaj skuadrave ndjekëse është numri më i madh i topave të rikuperuar dhe numri më i madh i dueleve ajrore të fituara, me Vllazninë është pozicionuar e katërta në të dyja renditjet.

Pas derbit me Partizanin, Tirana kryesuese do të përballet këtë fundjavë me skuadrën tjetër që po prodhon paraqitje dhe statistikat të rëndësishme. Këtë herë, siç e kemi parë javët e fundit, në një fushë ku ekipet mysafire e kanë më të vështirë të godasin portën. Me pak fjalë, janë të gjitha arsyet që për dy orë Shqipëria të ndalet dhe të shijojë një ndeshje të bukur futbolli.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit