Home Sporti Ancelotti: Bë...

Ancelotti: Bëj tifo për Chelsea-n, por do i eliminoj nga Championsi

100
0

“Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare. Mund të na japë përparësi për të menaxhuar më mirë ndeshjen e dytë. Jemi entuziastë. Duam një tjetër natë magjike në Bernabeu”.

Kështu e nis konferencën për shtyp Carlo Ancelotti në prag të duelit të parë ndaj Chelsea-t, për çerekfinalet e Champions League. Strategu italian nuk i kursen elozhet për Blutë e Londrës, por shprehet i bindur se Los Blancos do të shkojnë në gjysmëfinale.

“Ata kanë një ekip të nivelit të lartë, por nuk kanë dhënë më të mirën, kjo është një tjetër arsye për të besuar se do të jenë më të motivuar.  Unë jam i trishtuar për momentin e tyre, natyrisht, sepse në dy vjet që kam qenë atje kam kaluar shumë mirë, kam kujtime të shkëlqyera. Jam një tifoz i Chelsea.

Nëse kthehem? Jo, Shpresoj që Lampard të bëjë një punë të mirë me ta. Ai ka qenë futbollist i madh, ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner.

Real-Milan në finale? Për mua dhe Paolo-n, Stambolli nuk na sjell kujtime të mira, por do të ishte fantastike”, deklaroi Ancelotti. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit