Home Aktualitet Anëtarësimi i...

Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE? Xhaxhiu: Skenari më i mirë është viti 2032

482
0

Nesër (e martë), do të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë, por që është veç fillimi i një rruge të gjatë, që do të zgjatë për të paktën një dekadë. Eksperti për çështjet e Integrimit, Gentian Xhaxhiu, thotë se 19 korriku është një mesazh politik ndërsa negociatat e nivelit teknik do nisin pas përcaktimit të kuadrit negociues.

“Hapi i parë është korniza negociuese që i hap rrugën skanimit, ose skrinimit të legjislacionit dhe vetëm legjislacionit dhe jo zbatueshmërisë së tij në terren. Sa është hapësira mes legjislacionit shqiptar dhe atij të BE dhe negocimi nuk është asgjë tjetër veç se mbushja e kësaj hapësire midis çfarë ne kemi në shtëpi dhe çfarë kanë ata në shtëpitë e tyre. Nëse ka gjasa se përafrimi mund të ndodh atëherë nisin negociatat konkrete”, tha Xhaxhiu.

Për të ritmi i negociatave do të varet nga shpejtësia e reformave dhe sipas tij skenari më optimist për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE është viti 2032. Ekspertët shohin me shqetësim mungesën e njerëzve të kualifikuar në administratën publikë për të qenë në nivelin e negociatave teknike me vendet e BE.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit