Home Aktualitet Angela Merkel...

Angela Merkel reagon për sulmin rus në Ukrainë: Putin duhet ndalur!

435
0

Ish-kancelarja Angela Merkel, ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe ka mbështetur përpjekjet e pasuesit të saj në SPD, Olaf Scholz, për të ndaluar presidentin Vladimir Putin.

Ky është reagimi i parë që vjen nga ish-kancelarja Merkel.

Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të gjerë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Merkel, ndërsa shtoi: “Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm. Të gjitha përpjekjet e Qeverisë Federale, së bashku me Bashkimin Evropian, SHBA-të dhe partnerët e Gjermanisë në grupin G7 të vendeve kryesore ekonomike, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara, duhet të angazhohen për t’i dhënë fund kësaj lufte agresioni të Rusisë dhe Presidentit Putin sa më shpejt, keni mbështetjen time të plotë”.

https://www.rnd.de/politik/krieg-in-der-ukraine-angela-merkel-aeussert-sich-erstmals-zum-angriff-russlands-ZBHHFYMML5VP2GBZYNQTK5PLGA.html

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit