Home Aktualitet Anila Basha m...

Anila Basha me revistë të re me 64 faqe: Revista Newsbomb! “Do botohen dosje të frikshme korrupsioni”

415
0
Gazetarja e njohur Anila Basha ka vendosur të nxjerrë në tregun e medias shqiptare një revistë me ngjyra me 64 faqe. Ajo shprehet për gazetën “KOHA JONE”, ku ka punuar dikur, se revista do jetë një media e jashtëzakonshme në profesionalizëm dhe kurajo, duke botuar dosje spektakolare korrupsioni të nivelit të lartë.  Dhe jo vetëm kaq!
Ajo ka postuar një status në facebook me shënimin e mëposhtëm:
Nga Anila Basha

BOOM, BOOM, BOOM….

Në 20 shtator del në treg REVISTA NEWSBOMB. Revista që i mungon sot tregut shqiptar, me tematikë politiko-ekonomike ku nuk do të mungojnë faqet e kulturës, dossier, argetimit apo fashion…

64 faqe, e gjitha me ngjyra, njëherë në muaj me çmimin 500 lekë, me emra të njohur gazetarësh që do të kontribuojnë për të…

Ky më poshtë është një model, sepse temat e numrit të parë të revistës do t’ju surprizojnë. (Nuk mund ti tregojmë që tani, por do të kemi kohë deri në 20 shtator)

Një pjesë e kanë parë me skepticizem, por unë jam e bindur se do jetë një revistë që do të plotësojë boshllekun e shtypit të shkruar shqiptar.

Do jetë në të gjitha pikat e mbetura të shitjes, ndërkohë që politika që do ndjekim do jetë me abonime.

Jam e bindur që ekipi i Neësbomb dhe kryeredaktorja e revistes Blerina Gjoka do t’ia dalë.

Duroni dhe 1 muaj!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit