Home Aktualitet Anila Basha: ...

Anila Basha: Mos e provofshi çfarë provova unë!

34
0

Nga Anila Basha

Që prej disa ditësh ky njeri, me një sulm të papreçedentë kibernetik më sulmoi personalisht tek biznesi im e më pas me shantazhim, persekutim, përndjekje edhe familjarët e mi.

Aldor Nini u arrestua për krimet e tij. Kam shpresë se hetimet e thelluara do të nxjerrin akoma më shumë thagma nga Akromax i këtij djalit. Që prej disa ditësh ai ka bllokuar edhe faqen time personale në fcb.

Faleminderit të gjithë atyre që u solidarizuan me mua dhe familjen time në këtë moment jo pak traumatizues. Ndërsa atyre që vollën vrerë vulgu pa fund, po ju kujtoj që t’i luten zotit mos tu ndodhë në familjet e tyre #besimtepolicia #besimteshteti

Kronika

Policia e Tiranës ka arrestuar Aldor Ninin, drejtuesin e kompanisë Acromax në Shqipëri.

Sipas Policisë së Tiranës, Nini ka dhunuar dhe përndjekur bashkëjetuesen e tij, e cila ka bërë kallëzim.

Blutë bëjnë me dije se personi i arrestuar i identifikuar si A.N, dyshohet se ka publikuar një video të bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”.

“Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit