Home KRYESORE Mediu: Veprim...

Mediu: Veprimet antiligjore të SPAK për ”Gërdecin”. S’kam pasur lidhje me ata që kanë zhvilluar demontimin

196
0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu doli në një konferencë urgjente për shtyp për rihapjen e çështjes ”Gërdeci”, dhe vendosi të flasë hapur. Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK-ut dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjatë konferencës për shtyp, Mediu theksoi se nuk ka patur lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit të armëve. Ish-ministri i Mbrojtjes, deklaroi po ashtu se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi.

”Propaganda dhe disa media të caktuara kanë synuar që të krijojnë perceptimin publik se është ministri i Mbrojtjes për atë ngjarje. Nuk kam reaguar ndaj sulmeve vetëm në respekt të atyre që u prekën nga tragjedia, por duket se kjo është keqpërdorur nga spekulantët.

Kam dhënë dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes, por kam qenë aspak i fajshëm. Nuk i jam shmangur hetimit dhe gjykimit për këtë çështje. Jam vendosur në dispozicion të hetimit. Prokuroria e asokohe ka bërë hetim 360 gradë si për asnjë politikan tjetër. Kanë përgjuar telefonat dhe jo vetëm. Nuk është e vërtetë që kjo çështje nuk është gjykuar”.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit