Home Aktualitet Apeli i GJKKO...

Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu

31
0

Seanca gjyqësore për rihapjen e dosjes së Gërdecit dhe gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë për në 24 shtator.

Ish-ministri Mediu ka thënë se nuk kishte dijeni për zhvillimin e seancës dhe ky ka qënë shkaku i shtyrjes së seancës nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Rihapja e çështjes së Gërdecit dhe gjykimi i ish-ministrit Mediu ka përfunduar në Apelin e GJKKO-së, pas ankimimit të dhënë nga SPAK për vendimin e Gjykatës së Lartë që shpalli moskompetencën në lidhje me dosjen.

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit