Home Aktualitet Apeli lë në b...

Apeli lë në burg ish-gjytaren Enkelejda Hoxha

9
0

Nuk ka liri për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar për korrupsion. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të disatën herë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyqtaren e Krujës Enkelda Hoxha.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Më 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e ILD Artur Metani për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit