Home Teknologji Apple në prag...

Apple në prag të momentit historik

932
0

Gjiganti i teknologjosë Apple është në prag të një tjetër momenti të rëndësishëm historik. Prodhuesi i iPhone është pranë arritjes së një vlere tregu prej më shumë se 3 trilion dollarë.

Aksionet e Apple janë rritur me më shumë se 35% vetëm këtë vit. Kompania ka përfituar miliarda dollarë nga kërkesa në rritje për iPhone 13 dhe modele të tjera më të vjetra, si dhe shërbimet e tjera si Apple Music, Apple TV+, iCloud dhe App Store i saj i njohur.

Vlera e tregut e Apple për herë të parë kaloi pragun e 1 trilion dollarëve në gusht të vitit 2018 dhe kaloi 2 trilion dollarë në gusht të vitit 2020, duke e kthyer atë në një prej kompanive më të vlefshme në botë.

Për krahasim, Microsoft tani vlen rreth 2.6 trilion dollarë dhe vlera e Google është rreth 2 trilion dollarë. Me pas në renditje por me fitime marramendëse janë Amazon, e cila ka një kapital tregu prej 1.7 trilion dollarë, ndërsa Tesla e Elon Musk ka vlerë 1 trilion dollarë.

Kompanitë teknologjike kanë qenë fituesit më të mëdhenj të pandemisë, ndërsa lockdown-et globale detyruan bizneset dhe individët të përdorin më shumë shërbimet e tyre. Zhvendosja e shpejtë drejt digjitalizimit për shkak të koronavirusit krijoi kushtet perfekte për gjigandët e teknologjisë të cilat raportuan arkëtime rekord.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit