Home Aktualitet Arben Ahmetaj...

Arben Ahmetaj flet për Alda Klosin: I thash ndiq procedurën ligjore, denonco

275
0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për herë të parë për Alda Klosin, e cila ka qenë shefe kabinete në Ministrinë e Rindërtimit. Ai tha në ”Opinion”, se i ka sugjeruar Alda Klosit që të ndjekë rrugën ligjore.

“Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti.

Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare. Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco”, tha Ahmetaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit